Ducato Transport Mallrash

NJË PAMJE INOVATIVE

me një personalitet mahnitës dhe të guximshëm

PJESA E JASHTME

Fenerë DRL LED me siguri, stabilitet dhe efiçencë

  • Pozicion optimal për funksionin e tyre primar dhe të riprojektuar për t’u harmonizuar në mënyrë të përsosur me formën e automjetit.
  • Falë projektimit të ri, pavarësisht masës së tyre të ngjeshur, ofrojnë 40% më shumë efikasitet të dritës.
  • Fenerët DRL LED (opcional) lejojnë më shumë jetëgjatësi, konsum të ulët të energjisë, konsum të reduktuar të karburantit dhe stil unik..

ZGARA

Me e madhe dhe më e gjerë, përçon ndjenjën e fuqisë dhe dinamizmit dhe u projektuar:

  • për të mundësuar akses të përmirësuar në seksionin e motorit
  • për të rritur qarkullimin e ajrit
  • për të qënë më i fortë dhe i lehtë për t’u zëvendësuar.

I disponueshëm edhe në variantin e zi të shkëlqyeshëm.

INTERIORI

Rehati, elegance dhe funksionalitet i shkëlqyer

Ndenjësja e shoferit dhe kruskoti i ri

  • Ndenjësja e shoferit është tejet e adaptueshme: mund të rregulloni lartësinë dhe zonën e mesit, të lëvizni ndenjësen para dhe pas dhe të rregulloni posicionin e timonit, për të garantuar që përfitoni gjithmonë nga pozicioni më i rehatshëm dhe më i saktë i ngarjes. Ndenjësja mund edhe të ngrohet, me susta dhe e pajisur me krah-mbështesë të rregullueshme.
  • Të gjithë kontrollet dhe indikatorët arrihen me lehtësi dhe mund të operohen falë kruskotit të ri të projektuar ergonomikisht, ku paneli qëndror përmban radion e inkorporuar, mbajtësin praktik të tabletit, një mbajtëse të dobishme shisheje ose ndryshe, një xhep të madh që mund të përdoret për të vendosur deri edhe një laptop 15.6”.
  • Paneli i kontrollit me grafikë të bardhë në sfond të zi u projektua për të garantuar lexueshmëri dhe dukshmëri maksimale të të gjitha informacioneve të nevojshme.
  • Dy opcione zbukurimi të kruskotit – Basic/Bazik, i arsyeshëm dhe praktik ose Techno festiv

FUNKSIONALITETI NË BORD

Tavolinë me kapëse dokumentash: në versionin me ndenjëse dy vendëshe, pjesa qëndrore e shpinores paloset për të krijuar një sipërfaqe të dobishme plotësuar me mbajtëse dokumentash, si dhe dy mbjatëse gotash

  • Termus: Xhep i gjerë në majë, që ruan ushqimin dhe pijet e ftohta kur klima është në punë.

MBAJTËSE FILXHANI

Raft praktik i projektuar për të mbajtur dy shishe 0.75 cl dhe një telefon të mençur, instaluar në një pozicion me akses të lehtë dhe larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Në të kundërt, mund të zgjidhni një xhep mbajtës praktik, me kapak dhe çelës, aq i madh sa për të mbajtur deri në një laptop me ekran 15.6”.

XHEP MBAJTËS

– xhep i hapur dhe me hapësirë me dy seksione
– xhep mbetjesh, mbajtëse filxhani dhe xhep për monedha, magazinim i gjerë

MBAJTËSI I TABLETIT (I DISPONUESHËM SË SHPEJTI)

Një nga tiparet e reja eksluzive në New Ducato. Falë një projektimi të ri, mund të mbajë çdo tablet dhe telefon të mençur (me ekran deri në 10”), si dhe blloqe shënimet

KONTROLLI I KLIMËS NË BORD

Për temperaturën ideale në bord, gjithnjë Sistemi i kontrollit të klimës siguron që ju dhe pasagjerët tuaj përfitoni nga kushtet optimale të udhëtimit: ka disa ventilator të mirë shpërndarë, që mund të drejtohen dhe të rregullohen në mënyrë të pavarur, duke përfshirë për ç’avullimin e shpejtë dhe efikas të xhamit mbrojtës

kondensatori me përmasë më të madhe dhe sistemi i tij mikser optimizon kohën e nevojshme për të freskuar pjesën e pasagjerit.
Vijueset janë në dispozicion, në varësi të versionit:

  • ngrohës/ ventilator,
  • kontroll manual i klimës
  • sistemin automatik i kontrollit të klimës me sensor rrezesh.

 

 

NGROHËS I PAVARUR WEBASTO

Ngroh shpejt motorin dhe pjesën e pasagjerëve, duke përmirësuar rehatinë në bord edhe në klima të ashpra.

Në dispozicion sipas kërkesës në versionin automatik dhe të programueshëm. Opcioni i programueshëm mund të përdoret për të aktivizuar pajisjen edhe kur motori është i fikur,

  • që do të thotë se mund të hipni në automjet, ku ambjenti është tashmë i ngrohur mirë;
  • shkrini ngricat nga xhamat dhe shmangni mjegullimin e xhamit mbrojtës dhe dritareve anësore;
  • ngrohni paraprakisht motorin, duke ulur emetimet ndotëse dhe konsumin e karburantit.

XHAM MBROJTËS REFLEKTUES

Reflekton rrezet infra të kuqe, duke e ruajtur pjesën e pasagjerit të freskët: deri në 15° më pak se një automjet me xham normal mbrojtës. Ul përdorimin e ajrit të kondicionuar, duke ulur kështu përdorimin e karburantit dhe duke rritur rehatinë.

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?