Marka

Emri Fiat Professional identifikon automjete komerciale të prodhuara nga FCA Itali S.p.A., një skuadër me njerëz kompetentë dhe të motivuar, profesionistët për profesionistët, dhe mbi të gjitha e provuar në fakte konkrete. Gama e gjerë dhe e plotë përmbush çdo kërkesë të transportit. Automjetet Fiat Professional janë të dizajnuara për të minimizuar konsumin dhe shpenzimet duke rritur fitimin.

1901 ishte viti kur u prezantua automjetit i pare i Fiatit. Që atëherë, shitjet janë rritur gjithnjë e më shumë duke u kthyer në një element të rëndësishëm në të gjitha aktivitetet e Grupit Fiat. Në sajë të gamë të gjerë, dhe mbi njëqind vitesh përvojë, Fiat Professional është lider në sektorin e tij.

Të gjitha automjetet e gamës Fiat Professional janë projektuar dhe ndërtuar për të përmbushur në mënyrë profesionale dhe efektive të gjitha kërkesat. Fiat Professional ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare nga juri të ndryshme dhe gazetarë të kualifikuar. Një nga më të rëndësishmet është Van of the Year i vitit 1994 për Ducaton, në vitin 2006 për Doblo Cargon, në vitin 2008 për Scudon, në vitin 2009 për Fiorinon dhe në vitin 2010 për Doblo Cargon e Re.

E udhëhequr nga suksesi i vazhdueshëm, Fiat Professional përpiqet të konsolidojë pozicionin e tij duke zhvilluar një rrjet tashmë të gjerë shitjesh. Sot ka më shumë se 1400 Koncesionarë në Evropë dhe mbi 7500 servise.

Automjetet Fiat professional prodhohen në 8 shtete të ndryshme, duke përfshirë Fabrikën Sevel në Val di Sangro, ku Ducato është prodhuar – zona me prodhimin më të madh në Europë ( në 2010 prodhoi 4 milionë automjete).

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?