Ducato Passenger
Transport

 FCA Importers – Fiat Professional

Ducato Passenger
Transport

MULTIMEDIA

Radio Bluetooth
Radio me lidhje Bluetooth, USB dhe port aux-in.

Radio UConnect
Radio multimedia e gjeneratës së fundit, me sistem me 4 ose 6 autoparlantë (në varësi të modelit), për një përvojë audio sa më reale, në sajë të:

Ekranit LCD 5 inç me prekje dhe ngjyra që ju lejon të kontrolloni stacionet e radios, telefonatat, pajisjet e jashtme dhe USB-në, pamjen e pasme të automjetit kur po manovroni, falë fotografive nga kamera (opcionale)
Lidhje me Bluetooth për t’u marrë me telefonatat dhe mesazhet hyrëse me tekst, të dëgjoni muzikë dhe stacionet e radios në streaming direkt nga celulari juaj, pa i hequr duart nga timoni.
MP3 player dhe CD të inkorporuar, dhe kontrollet e timonit.
Të gjitha radiot janë të disponueshme edhe në versionin TDA/DAB (Transmetim Digjital Audio/ Digital Audio Broadcasting) dhe janë të përputhshëm me shumicën e formateve të skedarëve multimedial

UConnect Radio Nav

Zhvilluar në bashkëpunim me TomTom, përfshin të gjitha tiparet e Radio UConnect të inkorporuar me funksionin e lundrimit satelitor, që mund të aksesohet përmes një ndërveprimi lundrimi intuitiv, të hollësishëm dhe efektiv.

Hartat e ngarkuar paraprakisht përfshijnë miliona vende me interes.
Sistemi përfshin intenerare – iq dhe informacione të përditësuara të trafikut në sajë të marrësit të inkorporuar TMC.
Funksionet e shumta dhe të ndryshme janë të lehta për t’u menaxhuar, pa patur ndonjëherë nevojë që t’i hiqni duart nga timoni.

timoni

SIGURI

Punoni dhe udhëtoni me qetësi mendore maksimale

Ducato e Re do të thotë gjithmonë ngarje me siguri dhe performancë maksimale. Vërtetë, ai përmban teknologjitë më të sofistikuara të kontrollit, që mund të operohen nga krahu i pasagjerit thjesht dhe shpejt.

Drejtim Fuqi/power steering
Të gjitha automjetet vijnë me drejtim fuqie sipas standardit, për parkim më të lehtë.

I disponueshëm sipas standardit në 130-150-180 Multijet është Servotronic, përforcues i ndryshueshëm drejtimi, i cili zvogëlon mundin e kërkuar për ta kthyer rrotën me pothuaj përgjysëm krahasuar me një sistem standard drejtimi hidraulik, dhe garanton saktësi maksimale të ngarjes në shpejtësi të madh.

Kontroll Lundrimi

Sistemi i Kontrollit të Lundrimit bën të mundur ngarjen e mjetit me shpejtësinë e dëshiruar pa përdorur pedalin e gazit.

Ideal për udhëtime të gjata në autostradë.
Ajo mund të ç’aktivizohet automatikisht duke përdorur frenat ose friksionin ose duke shtypur butonin përkatës.
Speed Limiter/ Kufizuesi i Shpejtësisë nuk ju lejon të tejkaloni pa dashur shpejtësinë e përzgjedhur (në dispozicion vetëm në motorët 130 HP dhe 150 HP 2.3 litra).

Ideal për t’u përqëndruar tek ngarja dhe për të shmangur tejkalimin e kufirit të shpejtësisë në siguri të plotë.
Përzgjedhja e shpejtësisë mund të ndryshohet duke vënë në punë  levën e majtë të timonit.

Tërheqje

Ky sistem i zgjuar elektronik i diferencialeve garanton manovrim dhe siguri më të mirë edhe në terren jo të njëtrajtshëm:

për nisjen në sipërfaqe të rrëshqitshme, baltë, rërë apo dëborë, sistemi e heq çiftin rrotullues nga rrota drejtuese e rrëshqitshme dhe e transferon në rrotën me kontroll më të mirë, duke ristabilizuar tërheqje e automjeteve
asnjë peshë shtesë e automjetit
mund të aktivizohet deri në 30 km/h dhe vetëm kur është e nevojshme, duke përdorur një buton të veçantë.

Kontrolli i Zbritjes së Kodrës

Ju lejon të manovroni ngarjen tëposhtë me pjerrësi deri në 50%, tek udhëtoni me shpejtësinë e përzgjedhur, pa vënë në punë frenat ose gazin, kështu që mund të përqendroheni vetëm tek ngarja.

Kontrolli Elektronik i Stabilitetit (KES/ESC)

Pajisja e kontrollit elektronik të stabilitetit që e bën Ducato-n e Ri një nga furgona më të sigurtë në kategorinë e tij, me:

Zbutje e botimit
Një mbështetje e re shtesë për KES, për të garantuar stabilitetin e automjetit edhe në situata ku rreziku i botimit është më i madh kur qendra e gravitetit të automjetit është veçanërisht i lartë për shkak të ngarkesës, ose në rastin e tërheqjes së tepruar anësore.
KEN/LAC – kontrolli elektronik i ngarkesës – vlerëson ngarkesën e automjetit dhe qendrën e gravitetit me qëllim që të rregullojë veprimin e KES
ASR – funksioni i kontrollit të tërheqjes nuk lejon që një ose të dyja rrotat drejtuese të rrëshqasin
MSR – gjatë ndryshimit të marsheve për lëvizjen tëposhtë, ky sistem furnizon xhiro për minutë në motor për të parandaluar kyçjen e rrotave drejtuese
Kontrolluesi Kodrinor/Hill Holder, i paçmuar për nisjen në kodrina, që zgjat presionin e frenimit kur lëshohen frenat për të mos lejuar rrëshqitjen e mjetit prapa, duke e bërë manovrim shumë më të lehtë.
AFH/HBA: Asistenca e Frenave Hidraulike, e cila e rrit forcën e frenimit gjatë frenimit urgjent.

Sistemi Paralajmërimit të Nisjes në Korsi (SPNK/LDWS)

Sistemi i asistencës për ngarjen e mjetit i projektuar për të përcaktuar nëse furgoni po ndryshon korsi, edhe në kushtet e motit me shikim të ulët.

Aktivizohet kur automjeti kalon 60 km/h dhe në rastin e manovrave që konsiderohen të pavullnetshme.
Sapo automjeti i afrohet vijës që kufizon anën e korsisë, një sinjal akustik dhe dritë treguese paralajmëron shoferin për rrezikut e afërt të mundshë.

Pamja e Pasme

Pajisjet ju ndihmojnë në mënyrë aktive kur parkoni në hapësira të ngushta dhe ku pamja është e penguar

Sensorë parkimi

  • 4 sensorë paralajmërojnë me tingull kur i afroheni pengesave nga pas, ndërsa po i jepni mjetit mbrapsht.
  • Ata janë të integruar në prapakolp dhe ndizen automatikisht kur zgjidhni marshin indietro.
  • Zhurmuesi sporadik shpeshtohet tek i afroheni më shumë pengesës, duke u bërë një bip i vazhdueshme kur nuk duhet të vazhdoni më tej.

Rear camera

  • Instaluar në një mbulesë plastike në spoiler e derës së pasme, së bashku me dritën e tretë të frenave.
  • Dërgon fotografitë e zonës pas automjetit në ekranin 5 ” me prekje dhe ngjyra në radion e kruskotit.
  • Sistemi aktivizohet kur zgjidhet marshi indietro, ose kur hape dyert e pasme.
  • Rrezja pamore e kameras është 3 m gjerësi dhe 6 m thellësi.

PASQYRA PËR SHIKIMIN PRAPA

  • Parabolik i dyfishtë, ato inkorporojnë indikatorët e drejtimit anësor dhe antenën e Radios sipas kërkesës.
  • Kanë opcionin për t’u pajisur me rregullim elektrik, funksion ç’mjegullim/demister dhe palosje elektrike.

SENSOR PËR MUZGUN DHE SHIUN

Për dukshmëri optimale, gjithnjë

Vendosur në majë të xhamit të parmë, ky funksion kontrollon ndriçmin e jashtëm në mënyrë që të ndezë dritat automatikisht (fenerët anësor dhe dritat e shkurtra).

Nëse bie shi, vë në punë fshirëset e xhamave, duke rregulluar shpejtësinë e lëvizjes së fshirëse në varësi të sasisë së ujit që kapet ndjehet nga sensori.