PËR ATA QË NUK DINË TË NDALEN NË BIZNES

PËR ATA QË NUK DINË TË NDALEN NË BIZNES

“Puno si një profesionist” Fiat Doblò Cargo Maxi

Një model i suksesshëm, Doblò është zgjedhur nga më shumë se 1.4 milionë klientë që nga viti 2000, Doblò Cargo, synon të konsolidojë udhëheqjen e saj në këtë sektor të tregut, i cili përbën 25% të të gjitha automjeteve te transporteve të lehta për biznes në Europë.
Më shumë funksione, më shumë performancë dhe më shumë vlera: Doblò Cargo është “një mënyrë më e mirë për të punuar në biznes”.
Në Shqipëri, AutoMaster distributori zyrtar, ka lançuar ofertën për festat e fundvitit, por e limituar. Për vetëm 12’990 Euro ose 185 euro në muaj për Fiat Doblò Cargo merr versionin Maxi (kjo me çmimin e modelit bazë). Motor diesel, Volum 4.3 m3, Peshëmbajte 1 ton.

Fiat Doblò Cargo, vjen me më shumë karakteristika: performancë, kapacitet ngarkese, produktivitet, automjet ekonomik dhe shpenzime të ulëta në përdorim, por njëkohësisht siguri e shtuar në përdorim dhe manovrim.
Një rinovim gjithëpërfshirës është edhe me ndarjen e dy pasagjerëve, me kroskot të ri, opsione shtesë në timon etj. Po kështu, konfigurimi i funksionalitetit është i dukshëm në një sërë zgjidhjesh të veçanta ergonomike, nga interiori dhe sedilja, tek drejtuesi dhe dy pasagjerët, sistemet e navigimit etj. Ashtu si në gjeneratën e mëparshme, kapaciteti dhe vëllimi i ngarkesës së Doblò Cargo qëndrojnë në krye të kategorisë.
Qëllimi tjetër i modelit ishte rritja e performancës. Përveç kësaj, Doblò Cargo siguron komfort në drejtim. Gama përfshin versionin e ri “EcoJet” – të pajisur me 70/95 kf – i cili kombinon kostot e reduktuara të përdorimit dhe konsumin e ulët të karburantit (përmirësim deri në 15%).

Pajisjet standarde:
Sistem frenimi ABS+EBD •Mbyllje qendrore me pult • Ajër i kondicionuar • Airbag për shoferin dhe pasagjerin • Parainstalim për Radio • Timoni i rregullueshëm në lartësi • Xhamat e parë elektrik • Timoni elektro hidraulik • Goditjepritësi para dhe pas me ngjyrën e karrocerisë • Disqe çeliku 15”

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?