Fiat Professional në 2018 International Motor Show, Hanover

Fiat Professional në 2018 International Motor Show, Hanover

Fiat Professional prezanton gamën e plotë të automjeteve, të kompletuara dhe të projektuara për përdorim të veçantë për të ndihmuar klientët në çdo aspekt të biznesit të tyre. Ducato, modeli më i shitur i Fiat Professional dhe lideri i padiskutueshëm i tregut europian, paraqet gjithë aftësitë në Hanover; nga versioni i kamionëve ushqimor deri tek MEC (Mopar Express Care), në kabinën e traktorëve dhe kapakun e shasisë, duke përfshirë rulota (70% e të gjitha rulotave që shiten në Europë janë ndërtuar nga një bazë Ducato), për të mos përmendur kamionët e transportit të automjeteve të lehta, dhe dyqanet e lëvizshme.

Pas të gjithash, Fiat Professional punon me firmat më të mira të pajisjeve në Europë, duke përfshirë AL-KO, një lider në industrinë e ndërtimit të shasive të veçanta. Për më tepër, pozicioni që ka në treg do të tregojë gamën e madhe që zotëron: krahas Ducato Minibus Natural Power, oferta për transport cliësor kompletohet nga Doblò, dhe Fiorino, me gaz, të cilat konfirmojnë udhëheqjen e FCA në shitjen e automjeteve CNG, me më shumë se 720.000 automjete për pasagjerë. Për të kompletuar pozicionin e Fiat Professional, ka menduar modeli magjepsës Crossback Cross nga Garage Italia dhe Talento Shuttle nga Irmscher. Të dyja versionet garantojnë performancën më të lartë duke shfrytëzuar sa më mirë çdo moment të ditës.

Në eventin e mbajtur në Hanoveri shihet gjithashtu fillimi i Mopar® Connect Flota, një set sigurie i automjeteve dhe shërbimeve të kontrollit, të cilat mund të konfigurohen në automjet si opsion në kohën e blerjes, por edhe më vonë. Në mënyrë më të detajuar, Mopar® Connect integrohet me shërbimet Uconnect LIVE dhe shton funksione të reja të tilla si asistenca në rrugë, duke përfshirë asistencën ndaj aksidenteve ose vendndodhjen e automjetit në rast të vjedhje. Sistemi mund të përdoret gjithashtu për të kontrolluar disa nga funksionet e automjetit nga distanca, si dërgimi i një alarmi nëse automjeti tejkalon një limit të caktuar të shpejtësisë ose mbylljen dhe zhbllokimin e dyerve. Së fundmi, Mopar® Connect mundëson përdoruesit të lokalizojnë lehtë automjetin e tyre të parkuar dhe të kenë informacion në lidhje me nivelin e karburantit, baterinë duke e kontrolluar nga telefoni. Me pak fjalë, Mopar® Connect ofron siguri më të madhe, dhe kontroll të vazhdueshëm mbi automjet.

Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?