Këtë vit, “Bea World – Best Event Awards” – eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar kushtuar ngjarjeve të komunikimit të drejtpërdrejtë – u zhvillua në qytetin e Porto-s. Në këtë event, “Fiat 500 Forever Young Experience”, festoi 60 vjetorin e markës, dhe u nderua me dy çmime bronzi. Për më tepër, projekti “Fiat Pro – fillojmë nga e para së bashku” mori çmimin “Bronze Elephant” për ndihmën e dhënë nga automjetet e Fiat Professional gjatë tërmetit që goditi Italinë qendrore vitin e kaluar. Çmimet u dhanë nga një juri përfaqësuesish të caktuar nga kompantë kryesore që investojnë në eventet e komunikimit të drejtpërdrejtë.
Qëllimi i projektit të Fiat Pro është të kontribuojë në rindërtimin e fabrikave ekonomike të zonave të Italisë qendrore të goditura nga tërmeti. Për këtë qëllim, dhjetë automjete profesionale Fiat – përfshirë Ducato, Talento dhe Fullback – u shpërndanë në komunitetin e Amatrice, qytetit që qëndron në qendër të kësaj tragjedie të tmerrshme.