Funksionalitet, mirëqënie, siguri teknike dhe siguri që ju t’ju duhet të përqëndroheni vetëm tek ngarja
NDENJËSJA E SHOFERIT
ERGONOMIK, PËR NGARJE PA LODHJE
Qëndrimi optimal i trupit dhe rehatia maksimale e ngarjes sigurohen nga ndenjëset, që janë të rehatshme dhe ftuese, dhe të rregullueshme në raport me timon
Ndenjësja e shoferit me mbështëse koke, shpinore dhe rregullim gjatësor, lartësi të rregullueshme sipas standardit ose sipas kërkesës në varësi të versionit – dhe mbështetje të mesit (me zgjedhje), mbështetëse krahësh (me zgjedhje).
Marshi gjendet në kruskot
Kruskoti ka një strukturë ergonomike, instrumentet dhe matësit janë krejtësisht të lexueshëm me një shikim të shpejtë, dhe të gjitha kontrollet i keni në majë të gishtave. Sistemi Blue & Me TomTom i disponueshëm sipas kërkesës.
FUNKSIONALITET NË BORD
E GJITHË HAPËSIRA QË JU NEVOJITET PËR TA RREGULLUAR HAPËSIRËN E PUNËS ASHTU SI JU PËLQEN
Deri në 12 xhepa mbajtës të disponueshëm së bashku me një xhep në kruskot (standard në versionin SX) për të futur të gjitha sendet personale dhe dokumentet e punës, përfshirë laptopin.
Mbështetëse qëndrore me mbajtëse gote dhe spinë 12V.
Tavolina praktike ofron zgjidhjen ideale për mbajtjen e dokumenteve, shënimeve dhe hartave në distancë që arrihet lehtë – në dispozicion sipas kërkesës..