Stil i ri në linjë me funksionimin dhe performancën
Doblò Combi e Re ka një pjesë kryesore tërësisht të përmirësuar, mbushur me stil dhe përmbajtje teknologjike. Linja e mbulesës dhe e parakolpit përmirësojnë më tej aerodinamikën, duke siguruar efiçencë më të madhe edhe në shpejtësi të ulët.
Tiparet e reja kryesore janë:
Doblò COMBI e Re të mahnit edhe në brendësi: teknologjia, funksionimi dhe materialet krijojnë një mjedis pune të rehatshëm, që është i përsosur për çdo punë.
Çdo aspekt i përvojës së ngarjes dhe prakticiteti shtohen:
Shumë xhepa mbajtës në kruskot dhe tek panelet e dyerve ofrojnë hapësirë të bollshme, të përdorshme për të vendosur çdo lloj gjëje.
Ka një total prej jo më pak se N xhepash mbajtës, përfshirë sirtarin përkulës në anën e pasagjerit me hapje të butë dhe kapacitet prej jo më pak se 6.8 litrash.
Panelet e derës anësore ofrojnë përshtashmëri të madhe, me kapacitet jo më pak se 8.8 litra, për të mbajtur me lehtësi një shishe 1.5 l, dy shishe të tjera gjysëm litroshe dhe një bllok shënimesh A4.
Doblò Combi është projektuar për të akomoduar me rehati maksimale deri në 5 pasagjerë. Pjesa e pasagjerit është plot dritë falë sipërfaqes së gjerë me xham dhe është e pajisur me xhepa mbajtës për të mbajtur gjithçka në rregull: edhe në këtë, Doblò është kampion i vërtetë i përshtatshmërisë.