Doblò cargo

ESC

Për kontroll maksimal të rrugës

Kontrolli i rrugës së Doblò Cargo të Ri garantohet me një mjet kontrolli elektronik të stabilitetit, KSE (sipas standardit).

Për më tepër, funksioni Hill-Holder/Kontrollues Kodrine ju ndihmon për nisjet në terrenet kodrinore, duke ofruar automatikisht xhirot për minutë frenuese (çift rrotullues frenues/braking torque) të nevojshme për të kontrolluar automjetin tuaj sa më efektivisht në pjerrësi. Përfshin AFH/HBA (Asistencën e Frenave Hidraulike).

ABS + EBD

Frenim gradual për kontroll të plotë të automjetit tuaj

Sistemi i frenave me ABS 4-sensorësh me shpërndarës elektronik të forcës së frenimit nuk i lejon rrotat të kyçen dhe garanton kontroll të plotë të automjetit në çdo lloj kushti, duke siguruar një veprim frenimi reagues dhe të lëmuar dhe largësi ndalimi të përmirësuar.

FËRKIM

Kontroll i përmirësuar i rrugës në të gjitha kushtet.

Ky sistem elektronik i mençur i diferencialit garanton manovrim dhe siguri më të mirë edhe në terrene jo të njëtrajtshme:

  • Për t’u nisur në sipërfaqe të rrëshqitshme, baltë, rërë ose dëborë, sistemi e heq çiftin rrotullues nga një rrotë ngarje rrëshqitëse dhe e transferon atë në rrotën me kapjen më të mirë, duke stabilizuar sërisht tërheqjen e automjetit
  • nuk ka peshë shtesë të automjetit
  • mund të aktivizohet deri në 30 km/h dhe vetëm ku është e nevojshme, duke përdorur një buton të veçantë
  • është i lidhur tek rrotat 16″ “gjithë stinët” dhe mbrojtje nën trup

I disponueshëm nga marsi 2015

JASTËKËT E AJRIT DHE MBËSHTETËSET E KOKËS

MBROJTJA NË FILLIM

  • Jastëkët e ajrit për shoferin dhe pasagjerin para (me kërkesë).
  • Jastëkë ajri anësorë para inovativë (me kërkesë), që mbrojnë edhe kokën edhe kraharorin.
  • Ndenjëset janë përshtatur me një mjet që, në rast impakti, e afron më shumë mbështetësen e kokës me qafën e personit, duke shmangur efekti që zakonisht njihet si “fshikullim”.

SENSORË PARKIMI

PËR TË PËRFUNDUAR MANOVRAT TUAJA NË SIGURI TË PLOTË

  • Sensorët e parkimit tingullojnë për të treguar praninë dhe distancën e pengesave pas automjetit.
  • Ndërtuar në prapakolp, sensorët kalojnë në gjendje automatike kur përdoret marshi për lëvizje mbrapsht.
  • Sinjali akustik sporadik është propocional anasjelltas me distancën tuaj nga pengesa, duke u kthyer në bip të vazhdueshëm kur nuk duhet të vazhdoni më tej.

TPMS: SENSORËT E FRYRJES SË GOMAVE

GJITHÇKA ËSHTË NËN KONTROLL

Sistemi i monitorimit të trysnisë së gomave kontrollon vazhdimisht trysninë e gomave, duke treguar humbjet e trysninë drejtpërdrejt në panelin në kruskot.

PJESA E PASAGJERIT

PROJEKTUAR DHE NDËRTUAR PËR TË OFRUAR SIGURI MAKSIMALE

  • Skelet trupi me kontroll të rënies i projektuar për të përthithur impaktin në mënyre efektive.
  • Dyert e pjesës së pasagjerit janë të pajisura me shufra anësore kundra impaktit.
  • Parakolpi dhe prapakolpi kanë një shufër rënieje progresive.
Pershendetje, Si mund t'ju ndihmojmë?